Lajme
KQZ tregon se si diaspora duhet të dërgojë pakon me fletëvotim në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë ka njoftuar të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës për periudhën se kur duhet të votojnë dhe mënyrën si duhet ta dërgojnë fletëvotimin në Kosovë.
Në një njoftim të fundit, KQZ-ja ka sqaruar se në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës mund të votohet vetëm për një subjekt politik, të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik, transmeton albinfo.ch.
Duke respektuar edhe procedura tjetër e dërgimit të fletëvotimit, duke pasur kujdes që të ruhet edhe fshehtësia e votës.
Po ashtu, fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Gjithashtu, fletëvotimin përmes postës duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Në rast se dërgohen fletëvotime për persona të tjerë KQZ bën të ditur se fletëvotimet do të refuzohen.
Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.
Kujtojmë se 102 mijë e 100 votues janë konfirmuar si votues jashtë vendit, teksa KQZ-ja ka përfshinë në listë votuese edhe ata persona që nuk u lajmëruan në telefon.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i personave janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 102 mijë e 100. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











