Uncategorized
KQZ thotë se gaboi, diferenca ngushtohet në 237 vota
Diferenca pas këtij përmirësimi ka rënë në 237 vota, kurse më herët ishte 307 vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshiron të sqarojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me një gabim teknik, që është bërë gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preliminare, pasi është përmbyllur numërimi në Vendvotim.
“Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të Rezultateve Preleminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preliminare (Jo-Përfundimtare). Ky gabim është përmirësuar dhe do të paraqitet në linkun e rezultateve në faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së, përcjell albinfo.ch.
Diferenca pas këtij përmirësimi ka rënë në 237 vota, kurse më herët ishte 307 vota.
Avdullah Hoti nga LDK-ka ka kërkuar që votat të rinumërohen në Prishtinë, derisa Dardan Sejdiu, është shprehur se kot e kanë, pasi VV-ja do të fitojë në Prishtinë.
Ndërkohë, kujtojmë që 1800 vota me kusht, me postë dhe personave me nevoja të veçanta ende nuk janë numëruar.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












