Kosova
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, përveç në tri komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë sot e ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale, për raundin e parë, përveç në tri komuna, Prishtinë, Junik dhe Mamushë.
Në mbledhjen e sotme, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se këto tri komuna nuk i kanë ende të përfunduara të gjitha procedurat për të ditur rezultatet përfundimtare, si pasojë e disa ankesave që janë ende duke u shqyrtuar në PZAP, transmeton albinfo.ch.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me PZAP-në dhe nga ky institucion kemi marrë konfirmim se nuk ka ankesa aktive lidhur me zgjedhjet për kryetarë komunash për shumicën e komunave, përveç Komunës së Prishtinës, Junikut dhe Mamushës. Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme”, ka thënë ai.
Në këto komuna do të shpallet rezultati pas vendimit të Gjykatës Supreme.
Pa balotazh Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa PDK-ja në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.
LDK-ja pa balotazh ka fituar në Istog dhe Lipjan, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.
Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










