Kosova
KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje mori 100 vota apo 73.5 për qind dhe do të udhëheqë me Leposaviqin. Ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 34 vota apo 25 për qind. Aleksandar Jabllanoviq, edhe pse u tërhoq nga gara, mori dy vota, përcjellë albinfo.ch.
Edhe në Mitrovicë të Veriut ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. Erden Atiq ka fituar 553 vota apo 66.9 për qind. Pas tij është renditur kandidati i PDK-së, Taulant Kelmendi, që mori 193 vota apo 23.4 për qind dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica mori 80 vota apo 9.7 për qind.
Zubin Potokun do ta udhëheqë Partia Demokratike e Kosovës, Izmir Zeqiri, fitoi ngushtë ndaj kandidatit të VV-së, Flatron Hasani. Zeqiri mori 197 vota apo 52.2 për qind, kurse Hasani pati 180 vota apo 47.7 për qind, përcjellë albinfo.ch.
Edhe në Zveçan doli fituese PDK-ja. Ilir Peci mori 114 vota apo 59 për qind, ndërsa Fetah Peci i VV-së mori 72 vota apo 37.3 për qind. Sllagjana Pantoviq mori shtatë vota apo 3.6 për qind.
KQZ-ja po ashtu ka shpallur rezultatet edhe për asambletë komunale në Leposaviq e në Zveçan, përcjellë albinfo.ch.
Në Leposaviq, Vetëvendosje ka marrë 85 vota apo 77.3 për qind dhe do t’i ketë 15 ulëse. PDK-ja ka marrë dy ulëse me 21 vota, ndërsa dy ulëse do t’i ketë edhe Partia e Serbëve të Kosovës. Në Zveçan, PDK-ja do ta ketë shumicën me 11 ulëse pasi ka marrë 60.1 për qind apo 93 vota, ndërsa VV-ja do t’i ketë 8 ulëse me 65 vota, përcjellë albinfo.ch.
Duke filluar nga ora 14:00 e së martës deri të mërkurën është afati i ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili pastaj ka kohë 72 orë për të nxjerrë vendimet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












