Lajme
KQZ shpall rezultatet përfundimtare: PAN fiton zgjedhjet, Kurti më i votuari
Sipas rezultateve, koalicioni PAN do t’i ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje 32 ulëse dhe koalicioni LAA 29 ulëse. Ndërsa në nivel politikanësh, Albin Kurti doli më i votuari në Kosovë me 145 mijë vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot (e enjte) rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, duke shpallur fitues të zgjedhjeve, koalicionin e drejtuar nga komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj me 30, 74 për qind të votave, ndërsa personi më i votuar ka dal kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti me 145 mijë vota.
Sipas rezultateve, koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse dhe koalicioni LAA ( LDK-AKR dhe Alternativa) do të ketë 29 ulëse.
Sipas rezultateve përfundimtare koalicioni PAN ka dal fituar 33.74 për qind, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 27.49. Kurse, subjekti i tretë ka dal koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25.53 për qind. Në këto zgjedhje kanë votuar 747 mijë e 229 votues. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 41.30 për qind.
Gjithmonë sipas këtyre rezultateve si më i votuari ka dal Albin Kurti me 145 mijë vota, Kadri Veseli ka marrë 129 mijë vota, kurse, Ramush Haradinaj ka marrë 101 mijë vota.
Ndërsa në nivel partiak, Vetëvendosje ka dal më e votuara sepse bazuar në numrin e deputetëve, ajo ka marrë 32, kurse PDK nën udhëheqjen e Kadri Veselit, në sfidën e parë, ka fituar vetëm 23 deputetë. LDK si e vetme ka marrë 23, kurse AAK e Ramush Haradinaj ka mbet me 10 deputetë. Edhe NISMA e Fatmir Limajt e cila fillimisht kishte proklamuar 8 deputetë tani ka mbetur vetëm me 6 ulëse në Kuvend.
Ndryshe në Kuvendin e ri të Kosovës 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet, 10 për serbët dhe 10 për komunitete tjera.
Pas certifikimit të rezultateve, presidenti Hashim Thaçi duhet ta mandatoj kandidatin nga PAN për formimin e Qeverisë, që në këtë rast është Ramush Haradinaj. Nëse ky i fundit dështon, sipas njohësve të kushtetutës, mandatin e dytë duhet ta marrë partia ose koalicioni që garanton se e ka shumicën në Kuvend.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










