Kosova
Shtohen edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora
Është bërë e ditur se gati pas dy muajsh (37 ditësh), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar edhe 392 pako fletëvotime nga diaspora.
Këtë e ka konfirmuar zyrtari i KQZ-së për Informim, Valmir Elezi, i cili ka thënë se lidhur me pakot në fjalë, është informuar edhe PZAP-ja.
“Mund ta konfirmoj se KQZ-ja i ka kthyer përgjigje PZAP-së, ku i kemi shpjeguar si qëndron puna me këto pako që janë pranuar më 12 nëntor. Nuk kemi diçka tjetër tani”.
Po ashtu, Mul Deskun nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka bërë të ditur se KQZ ka kërkuar që të numërohen pakot në fjalë, pavarësisht asaj që kanë ardhur me vonesë, shkruan Kan Kosova
“Po është e vërtete që kanë arritur. Ne kemi ankesë ku ata kërkojnë të numërohen këto pako të fletëvotimeve. Ankesa ka ardhur dje (22.11.2019) pas drekës rreth orës 17:00 në mbrëmje”.
“Tash jemi në procedurë, paneli brenda 72 orëve merr vendim dhe do të vendosim sa më parë që është e mundur rreth këtyre fletëvotimeve”.
“Ankesën i referohet atyre pakove dhe kërkohet që në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme për pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve të mëhershme që kanë ardhur nga diaspora – mbi atë bazë po kërkohet që ta numërohen edhe këto 392 pako”.
I pyetur se çfarë do të vendosë PZAP lidhur me këto fletëvotime, Desku ka thënë se nuk mund të përgjigjet në këtë pytje pa pasur një vendim nga paneli.
“Nuk mund të themi se a do të numërohen apo jo këto fletëvotime – deri sa të vendoset nga paneli ne nuk mund të themi asgjë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












