Kosova
KQZ merr vendim të mbyllen tri qendra të votimit nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që për shkak të numrit të vogël të votuesve, vetëm 75, më 8 shkurt 2025 të mos organizohet votimi ashtu siç ishte planifikuar në Qendrat e Votimit në 3 përfaqësitë diplomatike që ndodhen në shtete të ndryshme.
Bëhet fjalë për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të vendosura në Ankara (Turqi), Kanbera (Australi) dhe Iowa (ShBA) për shkak se janë regjistruar numër i ulët i votuesve, 25, 18, përkatësisht 32 votues, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, të gjithë këta votues të regjistruar do të mund të votojnë përmes postës në kutitë postare që janë hapur nga KQZ në këto shtete.
Ndryshe, pas këtij vendimi, procesi i votimit do të zhvillohet në 15 Ambasada dhe 15 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











