Kosova

KQZ: Mbyllet zyrtarisht numërimi i votave në Kosovë

Është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë. Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosja ka dalë forcë e parë me 25.49% të votave, në vend të dytë LDK me 24.83%, në vendin e tretë PDK me 21.25 % dhe AAK+PSD me 11.57% të votave.

Për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, liderit të Vetëvendosjes i duhet një koalicion paszgjedhor, shumë i mundshëm me LDK-në. Menjëherë pas publikimit të rezultateve paraprake, Albin Kurti deklaroi se ai do të nisë bisedimet me kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani, për qeverinë e re, përcjell albinfo.ch.