Kosova
KQZ-ja thotë se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë të sakta, pavarësisht vonesave dhe dyshimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, do të jenë të sakta, pavarësisht dyshimeve të ngritura pas vonesave gjatë numërimit të votave.
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nisi me një ditë vonesë më 11 shkurt vetëm në katër komuna, ndërsa në 34 komunat e mbetura pritet të nisë sot, sipas KQZ-së.
Kjo mund ta vonojë shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi pas numërimit të këtyre votave dhe verifikimit të votave për subjektet politike, duhet të numërohen edhe votat jashtë Kosovës, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Në një njoftim për media, KQZ-ja tha se derisa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë vazhdoi pa telashe në Lipjan, Obiliq dhe Partesh, në Prishtinë janë paraqitur probleme “të herëpashershme”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











