Lajme
KQZ-ja miraton procedurën për votim jashtë Kosovës
KQZ miraton procedurën për votimin jashtë Kosovës: Zarfi me fletëvotime duhet të pranohet vetëm nga personi i regjistruar
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar procedurën për votim jashtë Kosovës, sipas së cilës, zarfi me fletëvotime duhet të pranohet nga personi i regjistruar, përcjell albinfo.ch.
Në mbledhjen e 54-të të KQZ-së, u tha se qëllimi i këtij dokumenti është të përshkruajë të gjitha veprimet për përgatitjen e materialve për votimin jashtë Kosovës, raporton KosovaPress.
Procedura parasheh që pakoja me fletëvotime që KQZ ua dërgon përmes postës votuesve jashtë vendit mund të pranohet vetëm nga vetë personi i regjistruar.
“Zyrtari i postës duhet të sigurohet që të kontrollojë përmes dokumentit identifikues personin për të cilin është i dedikuar zarfime fletëvotime”, thuhet në këtë procedurë të KQZ-së.
Zarfi i cili do t’i dërgohet votuesit, përmban: fletëvotimet; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës.
Në votimin jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme.
Sipas KQZ-së, adresat e kutive postare do të publikohen nga KQZ para fillimit të periudhës së votimit me postë.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim edhe për decertifikimin e 9 kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike, si: Prishina në dorën tënde (1); Partia Demokratike e Kosovës (1); Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve (1); Partia Liberale Egjitpiane (2) dhe Alternativa (4). Këta kandidatë, ishin certifikuar më herët nga KQZ për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










