Lajme
KQZ-ja aprovon 653 aplikacione për votim nga diaspora deri më tani
76% janë nga Gjermania e Zvicra

Mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka pranuar 699 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ky institucion pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues ka aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar deri për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës.
Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Burim Ahmetaj ka treguar se 76 për qind e aplikacioneve për votim jashtë vendit kanë ardhur nga Gjermania e Zvicra.
“Jemi në fazën e përgatitjes së organizimit të zgjedhjeve. Jemi në fazën e aplikimin për regjistrim për të votuar përmes postës. Periudha prej 10 korrikut deri më 14 korrik kanë qenë 699 aplikacione për regjistrim, të gjitha janë pranuar përmes e-mailit”.
“Nga këto aplikacione prej 653 janë aprovuar që kanë plotësuar kriteret juridike. Në pritje janë 46 aplikacione tjera që ju është dërguar e-mail për plotësim të kritereve për regjistrim. Aplikacionet nga tabela shihet që 76 për qind janë nga Gjermania e Zvicra”.
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe përfundon më 18 gusht.
Të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026