Kosova
KQZ: 303 vendvotime shkojnë në rinumërim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë unanime ka vendosur që të miratojë rekomandimin e Qendrës së Rinumërimit që të rinumërohen 303 vendvotime në të cilat ka pasur gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat.

“Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletëvotim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë, kanë vazhdu prej subjektit të dytë. QNR i ka zbulu 303 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, ka thënë Daka.
Më pas kryetarja e KQZ-së e ka hedhur në votim dhe rekomandimi është miratuar me shumicë votash në KQZ nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit