Lajme
Kostoja e jetesës: Pse qiratë në Austri po rriten kaq shumë?
Qiramarrësit në Austri mund të presin një rritje të mëtejshme të kostos së jetesës këtë vit, pasi norma standarde e qirasë është vendosur të rritet me 8.6 për qind në prill dhe ligjet aktuale të qirasë i lënë të ekspozuar qiramarrësit me afat të caktuar, sipas Dhomës së Punës (AK), përcjell albinfo.at.
Dhoma, e cila përfaqëson punëtorët dhe punonjësit në Austri, lëshoi një paralajmërim të dielën për rritjen e pritshme që do të shpallet nga qeveria në prill.
Përveç rritjes së pritshme të standardit, e cila bazohet në inflacion, AK-ja është veçanërisht e shqetësuar për ato me kontrata qiraje me afat të caktuar, sepse ato zakonisht janë më të shtrenjta se kontratat me afat të hapur, pasi pronarët mund të rrisin qiratë pas përfundimit të afatit.
“Shifrat e fundit të Statistikave të Austrisë janë dramatike: 30 për qind e njerëzve në Austri thonë se presin të kenë probleme me pagesat me kostot e strehimit në tre muajt e ardhshëm – ky është një nivel i lartë historik”, tha AK.
Sipas komunikatës së AK-së, qiratë me afat të caktuar në sektorin privat mesatarisht janë rreth 130 euro në muaj më të shtrenjta se qiratë e përhershme. “Në fund të fundit, çdo zgjatje e kontratës apo ndryshim i qiramarrësit pas skadimit të kontratës mund të përdoret nga pronarët për të rritur qiranë”, tha Thomas Ritt, kreu i Departamentit Komunal dhe Strehimit të AK-së.
Prandaj, AK-ja kërkon një rritje të qirasë një herë në vit, plus një kufi të qirasë derisa ligji i qirasë të reformohet në Austri. Për më tepër, Dhoma e Punës tha se kontratat e qirasë me afat të caktuar duhet të hiqen për pronarët e mëdhenj – vetëm individët privatë duhet të lejohen të japin një apartament me qira për një periudhë të kufizuar, përcjell tutje albinfo.at.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












