Lajme
“Kosovo Rock”: Tri bende, katër orë ekstazë
“Ethno Classic”, “Oda” dhe “Jericho” u prodhuan në arenën ndërkombëtare muzikore të mirënjohur "Montreux Jazz Festival"
Këtë vit edicioni i 46-të i festivalit që ka fituar famë botërore, Montreux Jazz, u shënua edhe nga kthetrat e rok bendeve më të suksesshme të Kosovës, “Ethno Classic”, “Oda” dhe “Jericho”.
Për katër orë publiku shqiptaro-zviceran pati fatin të zbulojë nën çati, në skenën e Parkut Vernex, rokun kosovar, i cili, përveç se ishte i ngjyrosur me elemente të zhanrit zhaz, bluz apo të muzikës klasike, ai përmbante gjithashtu rrënjoma të muzikës tradicionale shqiptare.
Në prarim të diellit, në momentin kur nata veçse kishte filluar të bjerë, grupi Ethno Classic hedhi tingujt e tij para publikut të nxehtë, i cili menjëherë u shkri nën ritmet e etno jazit kosovar. Pas një orë e ca, ndërsa bendi ODA po përgatiste shfaqjen e tij, gazmendi lexohej ende në fytyrat e mahnitura falë shfaqjes së bendit Ethno Classic. “Koncert i paharrueshëm, thotë Ermira nga Friburgu, jemi kënaqur, më janë skuqur duart nga duartrokitjet frenetike që kemi dhënë me shoqërinë time zvicerane”. Këtë herë, skena e parkut Vernex dallohej me vendosjen e flamurit të Kosovës të ngjitur në ballë të saj, si dhe me larminë e publikut, kryesisht shqiptarë e zviceranë.
Në muzg të mbrëmjes, ndërsa një mori buzëqeshjesh mbretëronin rreth skenës, bendi ODA, me të hyrë në skenë ndezi atmosferën nën brohoritjet e vazhdueshme të publikut. Dukagjin Lipa, këngëtar i grupit, solli në prag të etheve këngët më të njohura të rokut kosovar, duke u paraqitur me zhanrin e bendit rok dhe soft rok. Askush nuk do të harrojë se si galduan zemrat kur Dukagjini filloi këngën “Kaçurrelat”, “Era”, apo këngën shumë të njohur “Në tren për Prizren”. Emocioni arriti në kulm kur mu në qendër të Montreux-s dëgjoheshin qindra zëra duke kënduar nën ritmet e bendit ODA: “E kam një këngë, oh pa mahi, oh tan Kosova e ka ndi…”
Pas koncertit, Dukagjini tregoi për albinfo.ch se ishte hera e parë që kishte ardhur në Zvicër dhe që po takonte publikun e tij në diasporë. Për të, kënaqësia ishte aq më e madhe kur kishte vështruar se bashkatdhetarët e tij kishin sjellë shoqërinë e tyre zvicerane, e cila shijonte me entuziazëm rokun kosovar. Sipas Dukagjinit, suksesi i paraqitjes së rokut kosovar dëshmon se bendet shqiptare janë të mirëfillta dhe që ato duhet të vazhdojnë edhe më tutje krijimtarinë e tyre.
Si e shpjegon Dukagjini faktin se vetëm muzika komerciale, për të mos thënë tallava, po eksportohet drejt diasporës? Me shumë keqardhje këngëtari i famshëm mendon se organizatorët e koncerteve nuk kanë mjaft njohuri. Koncertet e këtij zhanri kërkojnë më shumë organizim sesa muzika tallava, por kjo nuk do të thotë që publiku i diasporës nuk kërkon muzikë të tillë, dhe ky festival tashmë po e dëshmon këtë.
Me të kryer bisedën me Dukagjini, errësira e natës kishte kapluar parkun duke i falur një shkëlqim madhështor hënës se palëkundshme. Tri orë koncert tashmë ishin vendosur në sirtarin e kujtimeve të të pranishmëve, ndërsa numri i tyre mbetej i palëvizshëm. Sonte askush nuk do të humbë rastin të kthehet pa i parë tri bendet kosovare, ngase koncertet e tilla janë “rrallë e për mallë”, thotë Gent Bajrami nga Gjeneva.
Triptiku kosovar u përmbyll me paraqitjen e bendit Jericho, i cili zakonisht dallohet prej grupeve të tjera me stilin e tij të vetëquajtur Gheg Rock, ku këngëtari shpreh shqetësimet e tij sociale dhe politike. Ndikimi i këtij grupi mbi frymëzimin e rinisë është i pallogaritshëm, zhanri i tij trajton vazhdimisht ripërcaktimin e kodeve dhe rregullave të shoqërisë shqiptare, e cila përjeton një tranzicion jo shumë të lakmueshëm. Jericho ka arritur të shpikë një stil të ri të rokut kosovar, duke e thurur atë më këngët e vjetra popullore. Ai është një figurë moderne që frymëzon protestën kundër destrukturimit të kulturës së lashtë shqiptare, që ngjall dashurinë për të parët dhe trashëgiminë që gëzojmë nga ata.
Sapo u dëgjua zëri i tij me këngën “Kur do të pushojë kjo këngë”, ndërsa kitara grryente dhimbjen e publikut, Jericho krijoi përshtypjen se për gjashtë minuta u bë sterrë. Por kjo nuk do të thotë që zemrat pushuan të rrahin, përkundrazi, fill më pas, bendi u ngjall pa u kursyer fare, cungoi një pas tjetrës brengat e shoqërisë shqiptare, falë melodive herë të brishta e herë të egra, herë të errëta e herë të ndritshme. Edhe bendi i tretë bëri që koha të kalojë tepër shpejt, kënga e fundit mezi që gjeti vendin e saj, ndërsa gjaku i publikut gulfonte dhe emocionet shpërthenin pa pra. Nata e rokut kosovar shkërmoqi valët e nostalgjisë duke përhapur andej-këtej shkëndija mbresëlënëse. Ndërsa albinfo,ch u larguar me bindjen se mbrëmje të tilla do duhej të kemi më shpesh.
Sa për info:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër në kuadër të diplomacisë publike për të forcuar dhe avancuar në mënyrë të drejtpërdrejtë imazhin e Kosovës në Zvicër dhe në skenën ndërkombëtare ka realizuar projektin për përfaqësimin e shtetit të Kosovës në festivalin prestigjioz ndërkombëtar „Montreux Jazz Festival“, si nikoqire e mbrëmjes performuese „Eastern Delight“, e mbiquajtur „Kosovo Rocks“. Në kuadër të netve performuese “Eastern Delight“ në vitin 2011 nikoqire e kësaj mbrëmje ka qenë Turqia, ndërsa në vitin 2010 Rusia dhe Polonia.
Do theksuar se projekti në fjale ka gjetur përkrahjen e plotë dhe mbështetjen financiare nga ministri i Kulturës, z. Memli Krasniqi dhe Ministria të cilën ai e drejton, si dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministria e Kulturës ka propozuar disa bende nga më të suksesshmet në Kosovë, ndërkaq juria profesionale e festivalit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë bërë përzgjedhjen e bendeve të cilat kanë përfaqësuar shtetin e Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









