Kosova

17, numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Detajet nga gjendja e fundit në Kosovë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, bëri të ditur për media se i prekuri i fundit me koronavirus në vend është nga fshati Dumnicë i Podujevës, ku edhe është raportuar më herët një rast i prekur me koronavirus, raportojnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.

Dumnica është futur në karantinë, sikur edhe disa fshatra dhe komuna të tjera.