Kosova
Kosovë: Vrasja që dyshohet se erdhi pas përleshjes së qenve
Prokuroria kërkon paraburgimi për të dyshuarin
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar paraburgimin e një personi të dyshuar për vrasje të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Kjo Prokurori ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj E. B. për shkak të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.
“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30min në lagjen “Tusuz” në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E. B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H. Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patentë dhe e godet H. Sh. ” njofton Prokuroria mes tjerash.
Pas goditjes me thikë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku edhe ka vdekur.
Me keto veprime, E.B sipas Prokurorisë ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të datës 11.08.2025 ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e një personi, më 10.08.2025, në fshatin Zhur të Prizrenit.
Sipas Policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e Spitalit në Prizren, për shkak të lëndimeve që kishte marrë nga therja me thikë.
Si pasojë e këtyre lëndimeve, më pas viktima është dërguar në QKUK ku edhe ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












