Kosova
Kosovë: Vidhet kasaforta në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë
Mëngjesin e sotëm është raportuar se ka ndodhur një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Drejtori Ekzekutiv i AUV-it, Naser Krasniqi, është deklaruar për media pas këtij rasti.
Krasniqi nuk dhënë detaje se çka ka pasur në kasafortën e vjedhur.
Ai ka thënë se nuk mund të tregojë asgjë, pasi kjo do t’i dëmtojë hetimet e Policisë.
“Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduasr procedurar e policisë, informatat më tutje mund të ndërhyjnë në procesin e policisë. Derisa Policia të japë informata, nuk mund të japim më tepër. Nuk mundem për shkak se Policia ka marrë të gjitha konfirmimet. Nuk e dimë saktë nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka deklaruar Krasniqi.
Ndërkohë, vjedhja në AUV është raportuar mëngjesin e sotëm. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi Daut Hoxha ka thënë se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.
“Më 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













