Kosova
Kosovë: Vetëm 22 për qind e konsumatorëve do të preken nga tarifat e reja të rrymës
Një njoftim i ri nga kompania kosovare për furnizim me energji elektrike (KESCO) tregon se ka pranuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas KESCO-s, këto tarifa hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
“Për konsumin deri në 800 KWh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800kWh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 KWh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje. Por, konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut, ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, KESCO thotë se është duke punuar në përditësimin e tarifave në aplikacionin e-KESCO, prandaj disa të dhëna nuk mund të shfaqen për momentin.
Ndryshe, Bordi i ZRRE-së në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800 KWh.
Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










