Lajme
Kosovë: Vdesin 8 pacientë me COVID-19
 
                                                                        Janë shënuar edhe 8 viktima nga COVID-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se kanë qenë 86 raste të vdekjes. Ndërsa sot janë 94 raste të vdekjes, shkruan albinfo.ch.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.307 nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të IKSHPK-së:
32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19!
Sot, më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 4.307 nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot, më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.
Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.
Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!
NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË T’JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
E-Diaspora
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës...
- 
                        Bern                        
                             Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
- 
                                                
                             Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar
- 
                                                
                             Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar
- 
                                                
                             Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        









 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                