Lajme
Kosovë: Vdes edhe një person nga COVID-19
Ka ndërruar jetë edhe një person nga Prekazi i Skenderajt, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një njoftimi në Facebook, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, shkruan albinfo.ch.
“Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës ‘Azem Bejta’ në Prekaz. Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti, por edhe për të gjitha familjet, të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona”, ka shkruar ai.
Sot në Kosovë janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes, duke çuar në 115 numrin e viktimave nga koronavirusi.
Ndërsa janë konfirmuar 119 raste të reja, duke çuar kështu në 5 mijë e 237 numrin e personave të infektuar me COVID-19.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











