Kosova

Kosovë: Ushtarët britanikë të KFOR-it nisin patrullimin përgjatë vijës kufitare

Ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike të Aleancës po kryejnë patrulla përgjatë vijës kufitare në veri, ka njoftuar misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, thuhet se ata gjithashtu ofrojnë mjete inxhinierie për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

“Ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike e NATO-s kryejnë patrulla përgjatë vijës kufitare administrative dhe ofrojnë mjete inxhinierike për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë. Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.