Kosova
Kosovë: Tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19
Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.
Rasti i parë është një grua në javë e 36 të shtatzënisë, e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua po ashtu 36 javëshe, e cila po trajtohet në Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja, e cila është vetizoluar në shtëpi.
Po ashtu është edhe një grua shtatzënë, të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit.
Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me koronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













