Kosova
Kosovë: Të enjten protestojnë bizneset, do bllokojnë hyrjet e Prishtinës
Të enjten, më 29 maj, nga ora 10:00 deri në 12:00, hyrjet kryesore të Prishtinës do të bllokohen për dy orë nga automjetet e bizneseve, si shenjë proteste ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor, raporton albinfo.ch.
Kjo protestë është iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila ka kërkuar shtyrjen e hyrjes në treg të lirë dhe nisjen e një dialogu të hapur me institucionet për të gjetur një zgjidhje që do të ndikonte sa më pak në sektorin privat.
Lokacionet e bllokimit:
Hyrja nga Veterniku / Gjilani -Bllokimi do të ndodhë nga Albi Mall e poshtë Veternikut, duke ndaluar qasjen nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.
Hyrja nga Fushë-Kosova / Mitrovica – Bllokimi do të bëhet në rrethin e madh te Lakrishtja (afër Dukagjini Tower), duke ndalur lëvizjen nga këto dy drejtime.
Hyrja nga Podujeva / Lagjja e Vranjevcit – Bllokimi do të bëhet te ish-Humanisti, në udhëkryqin afër bankës Raiffeisen, duke ndalur qarkullimin nga Podujeva si dhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj dhe Orlloviq.
Sipas Odës Ekonomike, kompanitë pjesëmarrëse në protestë janë ndër ato që preken drejtpërdrejt nga vendimi për daljen në treg të lirë të konsumatorëve të mëdhenj me qarkullim mbi 10 milionë euro ose me mbi 50 punëtorë. Në mungesë të një sqarimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për ndikimin konkret në tarifa, Oda ka ngritur shqetësimin se ofertat në tregun e hapur janë deri në 200% më të larta.
Oda ka paralajmëruar se në rast se nuk ka reagim institucional dhe nuk plotësohen kërkesat, protestat do të ashpërsohen me bllokime deri në 4 orë dhe mund të përshkallëzohen në protesta ditore, të vazhdueshme.
“Në mungesë të reagimit institucional: protesta do të vazhdojë çdo ditë, gjatë gjithë ditës, deri në reflektim dhe veprim konkret nga institucionet përgjegjëse,” thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













