Kosova
Kosovë, situata me zjarre nën kontroll
Situata me zjarret në tërë Kosovën është nën kontroll sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, thuhet se vatra të zjarrit ende të pa pushuara plotësisht mbeten në komunën e Pejës, të Gjilanit dhe Prishtinës.
“Falë të gjitha rrethanave në menaxhim, reagim nga momentet e para të shfaqjes së zjarreve, situata konsiderohet nën kontrolle në të gjithë vendin. Vatra të zjarrit ende të pa pushuara plotësisht mbetet zjarri në parkun kombëtar Bjeshkët e Rugovës fshati Shtupeq, dhe Rajoni i Gjilanit, zjarri malor në Capar – Bukovik, dhe Komunen e Vitisë fshati i ri i cili është lokalizuar. Regjioni i Prishtinës, Komuna e Graçanicës fshati Shashkovc – zjarr malor (në intervenim), Komuna e Podujevës fshati Kalaticë zjarr malor (në intervenim)”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Sipas njoftimit, të gjitha terrenet janë të menaxhueshme dhe nën kontroll.
Ndërkohë, regjioni i Prizrenit dhe Mitrovicës paraqiten të qeta.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













