Kosova
Kosovë: Shtyhen afatet për tatimin në pronë për vitin 2026
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë ka vendosur të shtyjë afatet për tatimin në pronë për vitin 2026, vendim i cili vlen për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Sipas vendimit, afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë është shtyrë deri më 31 mars 2026, ndërsa pagesa e këstit të parë do të mund të bëhet deri më 30 qershor 2026, transmeton albinfo.ch.
Nga Ministria bëhet e ditur se shtyrja e afateve ka për qëllim t’u ofrojë qytetarëve më shumë kohë për përmbushjen e obligimeve tatimore, si dhe të sigurojë zbatim të drejtë dhe efikas të legjislacionit në fuqi.
Komunat janë obliguar që këtë vendim ta zbatojnë në mënyrë të njëjtë dhe të informojnë qytetarët për afatet e reja lidhur me tatimin në pronë për vitin 2026.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












