Lajme
Kosovë-Shqipëri, qendra të përbashkëta në diasporë
Për hapat që duhet të ndërmerren për ruajtjen e identitetit të diasporës shqiptare, veçanërisht për hapjen e shkollave shqipe kanë biseduar në një takim në Tiranë, ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli me ministrin e Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi.
Me këtë rast, ministri Ibrahim Makolli theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për zbatimin e këtij projekti, që ka qenë i kahershëm. Makolli foli për qendrën e parë të përbashkët të kulturës që do të hapet në Turqi, një shtet ky ku shqiptarët kanë emigruar në shekuj dhe numri i tyre është i madh, që e bën specifik dhe të rëndësishëm misionin e kësaj qendre aty.
“Ishte kërkesa dhe interesi ynë që qendra e parë të hapet pikërisht në Turqi, pasi është një vend ku mërgata e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, por edhe Shqipëria është tepër e vjetër. Aktualisht, po përballemi me brezin e tretë, shpesh edhe të katërtin, të këtyre emigrantëve, andaj është detyrë jona që të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ruajtur identitetin tonë kombëtar”, theksoi ministri i Diasporës, Makolli.
Brenda këtij viti do të hapen edhe dy qendra të tjera, në Zvicër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i emigrantëve shqiptarë është tepër i madh, bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të MeD-it.
Nuk bëhet fjalë për qendra të kulturës, misioni i të cilave do të jetë thjesht një vatër ku do të mbahen aktivitete kulturore. Këto janë qendra shtetërore, të cilat do të financohen nga buxheti i dy shteteve, i Shqipërisë dhe i Kosovës.
Siç theksoi ministri Makolli, ato do të shërbejnë edhe si mekanizma për çështje të edukimit, por jo vetëm për të, pasi bëhet fjalë për institucione të shtetit të të njëjtit nivel me konsullatat, por me qëllim të përcaktuar, që t’i shërbejnë ruajtjes së identitetit të shqiptarëve kudo që jetojnë.
Ndërkaq, ministri i Kulturës i Shqipërisë, Aldo Bumçi, e përgëzoi ministrin Makolli për fillimin e zbatimit të projektit të qendrave të kulturës në diasporë.
”Kjo është një nismë e qëlluar e Qeverisë së Kosovës, së cilës i jemi bashkuar, pasi nuk ka kuptim që këto qendra të mos jenë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë”, tha ministri Bumçi, transmeton MeD-i.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













