Lajme
Kosovë-Shqipëri, portal virtual për punësim
Ky portal i ngjashëm me portalin evropian EURES, do t'u shërbejë punëkërkuesve dhe punëdhënësve të interesuar nga shtetet ballkanike
Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë me ndihmën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të hapin një portal elektronik për punësim, që do të jetë i pari në rajonin e Ballkanit. Ky portal konsiderohet si pikë reference për punësimin e qytetarëve të të dyja shteteve.
Marrëveshja për bashkëpunim në çështjet e punësimit e ka bazën nga marrëveshja e Prizrenit, e nënshkruar nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë Erion Veliaj dhe ministri i Punës së Kosovës, Nenad Rashiq.
Ky projekt është mbështetur nga UNDP, e cila është duke i mbështetur projektet konkrete të punësimit përmes ndërtimit të faqeve online. Ky portal i ngjashëm me portalin evropian EURES, do t’u shërbejë punëkërkuesve dhe punëdhënësve të interesuar nga shtetet ballkanike.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë Erion Veliaj e shikon me optimizëm këtë nismë, që hap pas hapi, sipas tij, do të konkretizohet dhe me vende të tjera. Synimi ynë është që të krijojmë një bazë të vetme të dhënash për të gjithë vendet e rajonit, thotë Veliaj për DW.
“Sigurisht, jemi në hapat e para, por jam shpresëmirë se shumë shpejt ky portal rajonal do të ofrojë më shumë mundësi punësimi, sidomos për të rinjtë, të cilët janë më të disponueshëm për t’u punësuar në vende të tjera. Ky portal është i ngjashëm me portalin europian EURES, dhe me integrimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jetë më e lehtë që ky portal të integrohet me portalet e vendeve të BE”, thotë Veliaj.
Avni Shehu, një 30 vjeçar nga Kosova ka rreth katër muaj i punësuar në një agjenci publicitare dhe marketingu në Tiranë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë vështirësi për integrimin social dhe ekonomik në Shqipëri. Aq më tepër që në Tiranë kam dhe disa të njohur të tjerë nga Kosova.
“Në mënyrë individuale, me rekomandime miqsh jemi punësuar. Edhe unë kështu ju afrova punës. Por nuk duhet lënë gjithçka spontanitetit dhe rastësisë, pasi Shqipëria dhe Kosova mund të jenë një front i përbashkët pune për qytetarët nga dy anët e kufirit”, tha ai.
Ministri Erion Veliaj sqaron se ky portal do të bashkojë në një faqe të vetme të dhënat e faqes së internetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në të cilën afishohen të gjitha vendet e lira të punës të deklaruara pranë Zyrave Rajonale të Punës, me të dhënat e faqes respektive, që ekziston në Kosovë.
“Kështu, në këtë portal do të afishohen të gjitha vendet e lira të punës në Shqipëri dhe Kosovë, dhe nëse një qytetar kërkon të punësohet, ta zëmë, si hidraulik, ai do mund të shohë vendet e lira për këtë kategori në të dy shtetet”, deklaroi ai.
Projekti për portalin rajonal virtual do të jetë në sinkron dhe me fuqizimin e qendrave kualifikuese profesionale. Për rastin e qendrave të tilla në rajonet e verilindjes së Shqipërisë, kryesisht në qarkun e Kukësit, që janë gati inekzistente, mbështetja do të vijë nga pala kosovare.
Në bazë të një marrëveshjeje, që kanë nënshkruar ditët e fundit në Tiranë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj me Ministrin e Punës së Kosovës Nenad Rashiç është rënë dakord që qendrat e formimit profesional në Prizren dhe në Gjakovë, në territorin e Kosovës, të jenë të vlefshme për të interesuarit në Kukës, Tropojë e Has.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












