Lajme
Kosovë- Shqipëri, Memorandum për diasporën
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë” dhe për “Qendrave Kulturore në Diasporë”
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, nxori njëmbëdhjetë marrëveshje, në mesin e tyre edhe memorandumin e bashkëpunimi për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë” dhe për “Qendrave Kulturore në Diasporë”.
Ky memorandum u nënshkrua nga ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala dhe nga ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Valon Murati. Memorandumi, siç u tha, bëhet me dëshirën për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, me qëllim përçimin e vlerave të përbashkëta kulturore dhe historike në diasporë.
“Ky Memorandum synon nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në programet “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë” dhe themelimit të përbashkët të “Qendrave Kulturore në Diasporë”’, thuhet në njoftimin e qeverisë kosovare.
Në nënshkrimin e marrëveshjes së kalendarit kulturor Shqipëri- Kosovë, më 20 shkurt 2015 në Prishtinë, ministri i Diasporës i Kosovës, Valon Murati, dhe ministria e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, kanë folur, përveç për objektivat dhe detyrat që dalin nga Ligji i Diasporës, edhe për aktivitetet kulturore për diasporën.
Takimi i Prishtinës parapriu memorandumin e bashkëpunimit, i cili u nënshkruar sot në Tiranë, për të shfrytëzuar sa më mirë kapacitetet tona dhe për të organizuar aktivitete kulturore në diasporë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













