Lajme
Kosovë: Shënohet rasti i parë i të porsalindurit me COVID-19
Në Kosovë për herë të parë është diagnostikuar një i porsalindur me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Neonatologëve të Kosovës.
Ndërsa, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka thënë se i porsalinduri gjendet ne mjekim intensiv, por që gjendja shëndetësore e ka stabile.
“Foshnja është pranuar para dy ditëve në Klinikën e Neonatologjisë me temperaturë. Pas bërjes së analizave, pasiqë nana dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë dalë pozitiv, ne ua kemi bërë testin dhe po ashtu foshnja ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ajo ka pneumoni, është me temperaturë dhe gjendet në Kujdesin Intenziv në hapësirën e ndarë vetëm për vetëm për foshnjat me Covid. Kjo është foshnja e parë me Covid pozitiv, 4170 gram pesha trupore. Gjendja e saj është stabile”, tha Drejtori i Klinikës Xhevdet Gojnovci, për Express, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Klinika e Gjinekologjisë ka njoftuar se një shtatzënë është e dyshuar me këtë virus, ndërsa dy persona nga stafi mjekësor kanë rezultuar pozitiv.
Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe katër viktima nga coronavirusi i ri, duke e çuar në 86 numrin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










