Lajme
Kosovë: Sezoni i dasmave pritet të nisë më 1 korrik
Në Kosovë sezoni i dasmave dhe ahengjeve familjare pritet të nis më 1 korrik, nën masa të rrepta mbrojtëse ndaj përhapjes së Covid-19.
Para hyrjes së sallave të restoranteve pritet që të vendoset një tunel dezinfektues.
Sezoni i dasmave pritet të nis më 1 korrik, nën masa të rrepta mbrojtëse
Kështu ka thënë për lajmi.net kryetari i Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës, Visar Demolli.
Demolli po ashtu ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse dhe se tani janë duke pritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për nisjen e sezonit.
“Po krejt i kemi të parapara të gjitha masat me shkrim. Sot prita për takim me zyrtar të qeverisë, por meqë ke Kuvendi është shtyrë. Realisht po besojë të hënën do t’i finalizojmë. E kemi dërguar si ide duke filluar nga tunelet dezinfektues, siç janë tek spitali, por vetëm ne i kemi pak më modern. Po ashtu do ta bëjmë dezinfektimin e sallave, pasatja dorëzat, kontrolli i mallrave që do të hyjnë në restorant, që të kenë certifikatat e higjienës. I kemi paraparë të gjitha këto masa, 90 për qind e restoranteve na i kanë paranuar këto kërkesa, se nuk është së është ndonjë kosto e madhe, një restoranti diku 1 mijë e 400 euro mund t’i kushtojë. Kështu që ne si shoqatë e Hotelierëve kemi me marr masat më të rrepta dhe me rigorozë. Për sallat e dasmave është duke u bërë një far neglizhence”, ka thënë ai.
Demolli tutje ka treguar për lajmi.net se po presin që qeveria të dal me një vendim deri më 15 qershor.
“Ne kemi paraparë nga 1 korriku që të fillojmë, por ne kërkesën e kemi që deri me 15 qershor me dal me vendim qeveria, për shkak se e kemi lyp 15 ditshin që të kemi mundësi që të përgatiten restorantet, t’i kemi tunelet dezinfektues dhe të fillojmë më përgatitjet. Ne po presim tash të hënë maksimumi është fjala që të dalin me vendim”, ka thënë ai.
Theksojmë se sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në vendin tonë deri më tani janë 1 mijë e 437 të infektuar me koronavirus, ku 32 prej tyre kanë vdekur dhe 928 janë shëruar, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











