Lajme
Kosovë-Serbi, marrëveshje në pako
Kosova dhe Serbia nënshkruajnë katër marrëveshje, mes tyre edhe formimi i Asociacionit të Komunave Sere dhe atë për telekomin. Kosova tashmë do ta ketë prefiksin 383
Pas një raundi të vështirë bisedimesh në Bruksel, dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen në pako, që përfshinë katër marrëveshje të veçanta, atë për Asociacionin e Komunave Serbe, për Telekomin, Energjetikën dhe për Heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se Serbia dhe Kosova sapo kanë nënshkruar marrëveshjen pako, e cila përfshinë edhe marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Marrëveshja është arritur. Ju konfirmoj se çdo marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Thaçi, sipas të cilit, Asociacioni është në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive siç ka kërkuar pala serbe.
Edhe shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Frederika Mogherini ka njoftuar që janë nënshkruar katër marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në twiter, Mogehrini ka thënë që këto marrëveshje është arritur të nënshkruhen pas një dite të gjatë bisedimesh në mes të palës kosovare dhe serbe.
Sipas Marrëveshjes, Kosova në të ardhmen do ta ketë prefiksin e vet telefonik me 383, ndërsa në emër të Kosovës kërkesën do ta bëj Austria.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












