Kosova
Kosovë: Rritet numri i pasagjerëve që shfrytëzojnë trenin dhe aeroplanin
Në tremujorin e katërt të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 33 mijë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017), numri i udhëtarëve është rritur për 31.68%. Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhor për transport.
Rritje ka pasur edhe në transportimin e mallrave me tren, dhe i atyre që shfrytëzojnë aeroplanin, raporton KosovaPress.
“Transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt (TM4 2018) ishte 213 mijë tonë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar (TM4 2017), ku ka një rritje për 11.19%. Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2018, kemi pasur 1 862 fluturime ose 13.12% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017). Kurse, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 500 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017), ku ka një rritje për 19.63%.%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Mes tjerash, në vitin 2018, në Kosovë janë të regjistruara 343 631 mjete motorike dhe jomotorike, në raport me vitin 2017, ku ka një rritje për 2.75%.
Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2018 në territorin e Kosovës ka 2 074.7 km rrugë, ku në kategorinë e rrugëve autoudhë ishin 6%, rrugë nacionale 31%, ndërsa 63% janë rrugë rajonale.
Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2018 (TM2 2018), publikimi ka pësuar disa ndryshime në pjesën e telekomunikimit, duke përfshirë të dhënat edhe nga operatorë të tjerë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












