Kosova
Kosovë: Rimëkëmbjes ekonomike i duhet kohë
Rimëkëmbja ekonomike do të marrë kohë pas dëmeve të shkaktuara si pasojë e përhapjes së Coronavirusit do të marrë kohë, thotë Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian.
Ujkani thotë se mund të bëhet fjalë kryesisht për këtë vit dhe vitin tjetër.
“Sa do të jenë dëmet do të thotë në aspektin ekonomik dhe sa do t’i duhet Kosovës që të rimëkëmbet unë mendoj që do të kalon një kohë dhe realisht flasim për vite dhe këtë vit edhe vitin tjetër. Fokusi do të jetë në rimëkëmbjen ekonomike të këtij vendit dhe shumë planifikime që kanë mund të bëhen për këtë periudha do të marrin kahje tjetër për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit”.
Mes tjerash ai ka thënë se institucionet e vendit në rend të parë duhet të bisedojnë me sektorin privat për të krijuar një strategji për të dalë nga kjo krizë.
“Unë mendoj që institucionet e vendit tonë në rend të parë së bashku me sektorin privat duhet të ulen dhe të krijojnë një strategji daljes nga kjo krizë që është krijuar do të thotë që krahas luftimit ose atij se çka është shëndet publik të fillohet dhe të mbrohet edhe ai çka është ekonomi dhe që janë sektor privat e që janë vitale për mbijetesën e këtij vendi”.
Më tutje Ujkani ka theksuar se dëmet më të mëdha do të jenë në sektorin e shërbimit dhe ofrimit të shërbimeve.
Ai ka thënë se edhe sektorët që kanë funksionuar në këtë periudhë nuk do të mbeten pa u ndikuar, sepse fuqia e blerësve bie aty ku nuk ka prodhim, raporton EO.
“Definitivisht ju duhet të shikoni sepse dëmet do të jenë shumë të mëdha kryesisht në sektorin e shërbimit dhe ofrimit të shërbimeve përkundër asaj që disa sektorë të këtyre fushave kanë pasur një veprimtari jo shumë të rritshme por të vazhdueshme një kontiunitet veçanërisht në ofrimin e shërbimeve online apo në distancë”.
“…mirëpo sektori shërbimeve pastaj kemi edhe sektor të ndryshëm që duhet të analizohen secili dhe të shikohet se cili vërtet ka qenë dëmi se unë mendoj që dëmet do të jenë të mëdha në të gjithë sektor, mandej edhe këta që kanë funksionuar në këtë periudhë dhe nuk do të mbeten pa u ndikuar sepse edhe fuqia blerëse bien aty ku nuk ka prodhim dhe punë dhe prandaj është më shumë se sa e domosdoshme që të bëhet një analizë e mirëfilltë se secilit sektor”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












