Lajme
Kosovë: Reagon Basri Sejdiu, drejtori i shkarkuar dje
Drejtori i shkarkuar i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, pas shkarkimit të tij ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për shkarkimin e tij.
Ai ka thënë se është shkarkuar nga posti pa asnjë paralajmërim, ndërsa e ka quajtur vendimin politik. Për këtë gjë ai paralajmëroi se do të bëjë ankesë në Inspektoratin e Punës dhe Gjykatën kompetente, shkruan albinfo.ch.
“U drejtohem qytetarëve dhe pacientëve për realitetin. Bordi dje pa paralajmërim më sjellin një vendim për shkarkimin tim. Është vendim politik. Asnjë vendim nuk lidhet me menaxhimin tim. Raporti i auditorit është i vitit të kaluar, të cilat vetë i kemi iniciuar. Nuk janë të gjeturat që mund të bazohet bordi për shkarkimin tim. Parregullsia tjetër e bordit është që ka anëtarë, të cilët kanë nënshkruar dhe kanë munguar”, ka thënë Sejdiu.
Ai po ashtu tha se do t’i padisë të gjithë ata që e kanë etiketuar për keqmenaxhim në SHSKUK.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












