CH-Ballkani
Kosovë: Gjendje alarmante e zjarreve, kërkohet ndihmë nga KFOR-i
Për dallim nga viti 2018, ku në nivel vendi kanë qenë të raportuara 830 raste të zjarrit, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë 4 mijë e 700 raste.
Po digjen më shumë se 20 hektarë në malet e Qerretit.
Në këtë zonë, ekipet e zjarrfikësve të Gjakovës nuk kanë mundësi të intervenojnë, raporton KTV.
Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në këtë komunë, kjo pjesë është e minuar dhe zgjidhja e vetme do të ishte ndërhyrja e helikopterit.
Zjarret, sipas Gashit, po shkaktohen nga njerëzit.
Latif Zeka, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se vetëm për 3 muaj, janë 656 raste të zjarrit në kryeqytet.
Por, në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, po e vlerësojnë alarmante situatën sa i përket zjarrvënies.
Zjarre të shumta janë shkaktuar në gjithë vendin së fundmi, në kohën kur qytetarët djegin qëllimshëm tokat e tyre bujqësore, por shkaku i erërave, zjarri po përhapet me lehtësi në hapësira të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










