Lajme
KFOR-i i gatshëm ta ndihmojë Kosovën për masat parandaluese të coronavirusit
Gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administruarës Publike, Agim Veliu, ka zhvilluar bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë Gjenarl Major Michele Risi, ku diskutuan për gjendjen e krijuar në vend pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me koronavirus.
Sipas njoftimi të MPBAP-së, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, ka njoftuar ministrin, që KFOR-i, ka ndërmarr të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së këtij virusit, tek ushtarët dhe personeli dhe se me kujdes po e përcjellin situatën.
Veliu e falënderoi komandantin e KFOR-it për masat që i ka ndërmarr duke respektuar vendimet e institucioneve të Kosovës për masat parandaluese të COVID 19.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e sigurisë së Kosovës do t’i bashkërendojnë aktivitetet me trupat e KFOR-it në Kosovë për të menaxhuar situatën e krijuar.
Komandanti i KFOR-it, gjithashtu shprehu gatishmërinë që trupat e KFOR-it janë në dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës.
Sipas MPBAP-së, Veliu dhe Komandanti i KFOR-it u pajtuan që të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe të bashkëpunojnë ngushtë ditët në vijim në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për të menaxhuar situatën dhe ndihmuar institucionet e Kosovës, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












