Kosova
Kosovë, ndryshon orari i kufizimit të lëvizjes së qytetarëve
Vendos Qeveria: Nga ora 17:00 e mbrëmjes deri në ora 06:00 të mëngjesit ndalohet qarkullimi
Informacionet e fundit tregojnë se Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur të ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
Me këtë, qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00 deri në orës 06:00 si dhe ka ndaluar që qytetarët të qarkullojnë nëpër sheshe të hapura.
Duke qenë se më herët qeveria kishte vendosur dy orare për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, përkatësisht nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Por, ndalimi i qarkullimit të qytetarëve u kundërshtua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të marrë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së vendimit. Megjithatë, Kushtetuesja ende nuk ka dalë me një opinion për këtë çështje.
Në mbledhjen e mbajtur më 27 mars, Qeveria në detyrë e Kosovës po ashtu ka vendosur që barnatoret të ushtrojnë veprimtarin e tyre prej orës 06:00 deri në orën 17:00.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 88 raste me koronavirusin e ri, ndërkaq një pacient ka vdekur.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













