Kosova
Kosovë, punëtorët e pezulluar, në hall me pagat
Koronavirusi ka prekur edhe ekonominë kosovare

COVID-19 po tregon efekte jo të mira edhe në Kosovë. Veton Alushaj është në mesin e 220 punëtorëve në spitalin special për terapi fizikale dhe rehabilitim “ONIX SPA“ në Banjë të Pejës, i cili është larguar nga puna më 13 mars, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se pezullim i tij erdhi pas vendimit të Qeverisë se Kosovës për ndërprerjen e veprimtarisë së disa bizneseve, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Alushaj që ka kryer punën e fizioterapeutit, ka marrë pagë nga punëdhënësi vetëm për ditët sa ka punuar në muajin mars, kurse pret që pagën e ardhshme ta marrë nga Qeveria e Kosovës.
“Po presim nga Qeveria e Kosovës për të marr 170 euro për muajin prill dhe maj. Kjo shumë, edhe pse nuk është e mjaftueshme, megjithatë do të jetë ndihmë për ne. Nuk besoj se pronari ka mundësi për të na paguar, pasi nuk dihet se sa do zgjasë kjo situatë”, thotë Alushaj.
Xhevdet Shoshi, pronar i spitalit special për terapi fizikale dhe rehabilitim “ONIX SPA” në Banjë të Pejës, thotë se e ka të pamundur që të paguajë pagat e punëtorëve për muajin prill dhe maj.
Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se pas vendimit të qeverisë për mbylljen e disa bizneseve, 518 vizitorë janë larguar nga objekti, kurse 220 punëtorë janë pezulluar nga puna.
Sipas tij, paga mesatare në këtë kompani për një punëtor është 450 euro apo në përgjithësi, pagat për punëtorët kapin shifrën prej 90 mijë eurove në muaj. Kjo shumë, thotë Shoshi, është e papërballueshme për të, në kohën kur e ka mbyllur aktivitetin biznesor dhe rrjedhimisht nuk ka të hyra financiare.
“Të gjithë punëtorët janë në shtëpi. Po presim zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 170 euro në muaj. Ne kemi listën e punëtorëve, të cilët janë paguar për muajin mars. Atë listë do e dërgojmë”, tha Shoshi.
Shumë biznese private në Kosovë kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre, duke u detyruar që të largojnë edhe punëtorët nga puna. E gjithë kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026