Kosova
Kosovë: Punëtorët e KEK-ut protestojnë të premten, kërkojnë rritje page dhe pagën e 13-të
Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar se më 12 dhjetor para ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë do të organizohet një protestë paqësore.
Përmes protestës kërkohet rritja e pagave për punonjësit e KEK-ut ndër të tjera, si dhe zbatimi i pagës së 13-të, transmeton albinfo.ch.
“Kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut ka miratuar vendimin për organizimin e një proteste paqësore me qëllim adresimin e kërkesave urgjente të punëtorëve: Rritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut, në përputhje me tregun e punës, inflacionin dhe kushtet e rrezikshme të punës; Nivelizimin e pagave të sigurimit fizik të barazohen me punëtorët tjerë të KEK-ut, duke filluar nga data 01.01.2026; Zbatimin e pagës së 13-të për punëtorët e KEK-ut, ashtu siç është premtuar për sektorin publik. Punëtorët e KEK-ut kontribuojnë në një sektor strategjik për shtetin dhe nuk mund të trajtohen me standarde më të ulëta se pjesa tjetër. Kërkesat janë të ligjshme, të arsyeshme dhe të domosdoshme për dinjitetin e punëtorëve”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim











