Kosova
Kosovë: Psikologët vullnetarë ofrojnë shërbimet e tyre pa pagesë
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina, kanë filluar ofrimin e shërbimeve psikologjike pa pagesë për të gjithë qytetarët që ndihen të shqetësuar si pasojë e situatës me pandeminë COVID-19. Qytetarët mund të thirrin pa pagesë në numrin 038-200-808-90 në orarin 11:00-22:00 në çdo ditë të javës.
Vullnetarët janë psikologë të diplomuar ose absolventë dhe i ofrojnë këto shërbime përmes telefonit nga objekti i Ministrisë së Shëndetësisë. Ata paraprakisht janë trajnuar nga stafi i Departamentit të Psikologjisë dhe do të kenë supervision të vazhdueshëm nga organizuesit.
Gjithashtu, Departamenti i Psikologjisë në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit ka lansuar faqen https://shendetimendor.uni-pr.edu/, ku qytetarët mund të përcjellin disa seanca psikologjike online për pakësimin e ankthit, stresit, mendimeve brengosëse, dhe depresionit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












