Kosova
Kosovë: Protestojnë punëtorët e sektorit privat
Sindikalistët ngrisin shqetësimet për ikjen e punëtorëve jashtë vendit
Në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve, në Prishtinë është mbajtur protesta e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat. Kryetari Jusuf Azemi tha se sot punëtorët e Kosovës janë ata që e mbajnë shtetin.
“Sindikata ka luftuar për të gjithë punëtorët e Kosovës, por realisht ajo qeveri që na premtoi deri më tani nuk i ka realizuar premtimet e veta. Zoti kryeministër na keni njollosur dhe baltosur. Nevoja e juaj do të jetë më e madhe për ne, sesa ju për neve”, tha Azemi.
Në këtë protestë është kritikuar kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij.
“Nuk ndodh asnjë vend në botë që një kryeministër të mos pretë në takim sindikatat”, tha ai.
Sipas tij, është shqetësuese që po largohen punëtorë nga Kosova dhe mjafton të shikohet numri i atyre që po aplikojnë për viza nëpër ambasada të huaja.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











