Kosova
Kosovë: Prodhimtari e ulët e grurit në Kosovë, sërish do të importohet
Korrja e grurit ka nisur këtë mes korriku në Kosovë, por prodhimi nuk plotëson sasinë e duhur për të prodhuar bukë për vitin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, shumë toka kanë mbetur djerrë. Fermerët kanë hequr dorë nga bujqësia, pasi thonë se dalin me humbje dhe jo fitim.
“Ne duhet të punojmë shumë në terren që ta ulim importin marramendës për prodhimet që koincidojnë me kushte tona euroekologjike. Nuk ka logjikë të thuhet se importi i bujqësisë do të vijë në zero, sepse është e pamundshme një gjë e tillë, orizi nuk përkon me klimën tonë, por të ketë import marramendës të grurit është e pajustifikueshme”.
Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, shprehet se këtë vit prodhimi pritet të jetë i ulët, ndërsa shton se subvencionet po vonohen.
Ai veçon edhe vonesat e realizimit të subvencioneve nga programi i pagesave direkte.
“Kur ta marrim mesataren, frikësohemi shumë se rendimenti do të ulët për rreth 40 për qind… Kur janë në pyetje investimet te gruri, çmimet e larta të pesticideve, plehra, e materialeve në përgjithësi ndikojnë sepse bujqit nuk kanë mundësi, kanë gjendjen e vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të investojnë sa duhet. Rrethanat e tilla të sivjetme nuk mbahen mend për një kohë të gjatë, një kohë e papërshtatshme për grurin. Mirëpo, edhe ata që dinë se çfarë masa duhet të marrin, për shkaqe ekonomike hezitojnë, nuk kanë mundësi të investojnë, të bëjnë mbrojtjen siç duhet, edhe subvencionet po vonohen…”.
Pavarësisht sipërfaqeve më të mëdha të mbjella me grurë, edhe këtë vit Kosova do të jetë e varur nga importi i tij.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










