Kosova
Kosovë: Pritet rritja e tatimit në pagat mbi 600 euro
Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore

Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.Opsioni në përputhje me programin e Qeverisë parasheh rritje në përqindje të normave në krahasim me ato aktuale – por edhe ngritje të pragut të pagës që nuk preket nga tatimi.
Këto janë dy opsionet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në Koncept Dokumentin për Rishikimin e Politikave Tatimore:Opsioni 1:
–Të ardhurat e tatueshme deri në vlerën e 150 euro në muaj (1800€ në vit), të tatohen me normë prej 0%;– Të ardhurat e tatueshme nga 150 euro në muaj (1800€ në vit) deri në 250 euro në muaj (3000€ në vit) të tatohen me normë prej 4% të shumës mbi 150 euro (1800€);
– Të ardhurat e tatueshme nga 250 euro në muaj (3000€ në vit) deri në 450 euro në muaj (5400€ në vit) të tatohen me normë prej 10% të shumës mbi 250 euro (3000€);–Të ardhurat e tatueshme nga 450 euro në muaj (5400€ në vit) deri në 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 12% të shumës mbi 450 euro (5400€);
– Të ardhurat e tatueshme mbi 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me 15% të shumes mbi 650 euro (7800€).
Opsioni 2:
Duke pas për bazë programin e Qeverisë dhe reformave të përfshira në program, ky opsion e merr për bazë ngritjen e pragut të pagës minimale në 250 euro.Fillimisht, ky opsion përfshin këto norma tatimore:
–Të ardhurat e tatueshme deri në vlerën e pagës 250 euro në muaj (3000€ në vit) të tatohen me normë prej 0%;– Të ardhurat e tatueshme nga 250 euro në muaj (3000€ në vit) deri në 450 euro në muaj (5400€ në vit) të tatohen me normë prej 10% të shumës mbi 250 euro në muaj;
– Të ardhurat e tatueshme nga 450 euro në muaj (5400€ në vit) deri në 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 12% të shumës mbi 450 euro në muaj;– Të ardhurat e tatueshme mbi 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 15% të shumës mbi 650 euro në muaj;
“Në aspektin e të hyrave, opsioni i dytë është pozitiv. Kjo politikë do të rezultonte me rritje të të hyrave për rreth 3.2%, adresim të mungesës së progresivitetit, dhe kontribuim më të barabartë, bazuar në kapacitetet kontribut-dhënëse”, thuhet në këtë dokument.
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj