Kosova
Kosovë: Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e konsideruar atë në kundërshtim me kornizën ligjore dhe me interesin e qytetarëve në kushtet aktuale ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Sipas një dokumenti zyrtar drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Presidenca thekson se një rritje e tillë, që parashihet të jetë mesatarisht 15% për konsumatorët, do të rëndonte buxhetin e qytetarëve dhe do të rrezikonte rritjen e mëtejshme të inflacionit. Sipas të dhënave, kjo do të çonte në një rritje kumulative të tarifës për konsumatorët prej 125% që nga viti 2021.
Presidenca argumenton se vendimi nuk mund të merret i shkëputur nga konteksti zhvillimor dhe socio-ekonomik i vendit. Ajo kritikon mungesën e transparencës në raportimet financiare të operatorëve energjetikë dhe vë në pah dështimet e KEK-ut në realizimin e planit të prodhimit, gjë që ka ndikuar në rritjen e kostos së importit të energjisë.
Për të shmangur pasojat e rënda që një vendim i tillë mund të ketë për qytetarët dhe ekonominë, Presidenca propozon një sërë masash alternative, përfshirë:
-
mirëmenaxhimin e shpenzimeve dhe reduktimin e humbjeve në rrjet;
-
subvencionimin e energjisë për shtresat më të prekura;
-
aplikimin e përkohshëm të TVSH-së më të ulët ose largimin e saj;
-
masa për detyrimin e pagesave në komunat veriore;
-
dhe programin e pagesës me këste për faturat.
Po ashtu, theksohet nevoja për investime afatgjata në kapacitete të reja prodhuese dhe burime të qëndrueshme energjetike, përfshirë energjinë alternative dhe marrëveshjet ndërkufitare me shtetet aleate.
Presidenca i bën thirrje ZRrE-së që të marrë parasysh komentet e saj dhe të qytetarëve, para se të merret ndonjë vendim përfundimtar për çmimet e energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm Shqiptarja nga Kosova doktoron në Suedi ...
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit