Lajme
Kosovë, policia shkatërroi 1315 armë të lehta
Këto armë ishin zënë nga Policia e Kosovës nga qytetarët e ndryshëm, ndërsa me ndihmën e Qeverisë Gjermane janë "shkrirë" në një shkritore hekuri
Më shumë se 1300 armë të lehta këmbësorie, janë asgjësuar të enjten në një fshat të komunës së Lypjanit nga autoritetet kosovare. Këto armë ishin zënë nga Policia e Kosovës nga qytetarët e ndryshëm, ndërsa me ndihmën e Qeverisë Gjermane janë “shkrirë” në një shkritore hekuri.
Asgjësimi i këtyre armeve është përshëndet nga përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe nga diplomatët ndërkombëtarë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se shkatërrimi publik i armëve tregon një ndër rezultatet e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kombëtar për Kontrollimin dhe Grumbullimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta.
“Kjo dëshmon edhe gatishmërinë tonë që edhe më tutje të ballafaqohemi me sfidat që paraqesin armët e vogla dhe armët e lehta në Kosovë”, tha ministri Rexhepi, i cili e falënderoi Qeverinë gjermane për përkrahjen e dhënë në këto aktiviteteve, si dhe Programin Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara për kontributin e tyre të vazhdueshëm.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Blomeyer e vlerësoi pozitivisht projektin për Kontrollin e Armëve të Vogla në Kosovë, duke pohuar se ky projekt kontribuon në shërimin e plagëve të shoqërisë të shkaktuara gjatë kohës së luftës.
Ndërsa përfaqësuesi i UNDP-së, Chris Decker tha se ngjarja e sotme është rezultat i dukshëm i përkrahjes pesëvjeçare që jep UNDP për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në fushën e Armëve të Vogla dhe të Lehta.
“UNDP është e përkushtuar që edhe më tutje të vazhdojë t’i asistojë akterëve kosovarë, në veçanti MPB-së në luftën kundër armëve ilegale dhe gjithashtu në zvogëlimin e dhunës”, tha Decker.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se Policia e Kosovës do të mbetet e përkushtuar në ngritjen e sigurisë publike, duke bërë edhe konfiskimin e armëve, të cilat në mënyrë të paligjshme gjenden në duart e qytetarëve.
“Armët të cilat do të shkatërrohen janë armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë hetimeve të llojeve të ndryshme të krimit”, tha ai.
Shkatërrimi i armëve u zhvillua në kuadër të Strategjisë së Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe planit të veprimit të zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – projekti për Kontrollin e Armëve të Vogla në Kosovë (KOSSAC).
Kjo Strategji synon përmirësimin e sigurisë në bashkësi, duke implementuar aktivitetet në përputhje me standardet e UN-it, OSBE-së dhe BE-së dhe shkatërrimin e armëve të paligjshme dhe të tepërta në Kosovë.
Ky projekt financohet bazuar në një marrëveshje me Zyrën e Jashtme Gjermane.
Ndryshe lufta e fundit që u zhvillua në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, pas vetës ka lënë më shumë se 300 mijë armë në duar të qytetarëve. Këto armë, përkundër shumë apeleve, kurrë nuk iu dorëzuan autoriteteve të rendit. UNDP bëri fushatë për dorëzimin e armëve, por fushata u kushtoi shumë më shtrenjta se sa numri i armeve të dorëzuara.
Në aksionin e sotëm, Policia e Kosovës i shkatërroi 1315 armë të vogla dhe të lehta, në Fabrikën e metalit ” Shkritorja” në Janjevë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












