Muzikë
Kosovë: Përfundon nata e parë e Festivalit të Këngës
Ka përfunduar nata e parë e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës. Festivalin e kanë prezantuar Genc Salihu dhe Drita Kabashi, derisa krahas 16 këngëve konkurrente këtë mbrëmje me prezencën e tyre në skenë e kanë madhështuar Ylli Limani, Elita 5 dhe Aurela Gaçe.
Trofeu fitues i këtij edicioni është ‘Diamanti Blu’, që është një simbolik për Kosovën, flamurin dhe kaltërsinë e saj. Ndërkohë, juria e festivalit përbëhet nga Minire Fetahu, kryetare e jurisë, Jane Sugarman, Ardiana Pajaziti, Valbona Selimllari dhe Blerta Zeqiri.
Në festival kanë performuar 16 artistë, duke nisur me Dea Stricën me këngën “N’Shqipni”, për të vazhduar me Greta Azizi me “Veres”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi”, Jehona Lumi me “Shko”, Inorga me “Seks mashina nga Prishtina”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Ardita Begu me “Fundosu në dritë”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”, Endrit Krasniqi me “Flasë me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Santino De Bartola me “Unë jam Arbëresh”, Arnite Kastrati me “Blla blla”, Vlona Boshnjaku me “Lotët”, Luna Qausholli me “Dielli të më shoh” dhe Bruna Sata me këngën “Ti je i pashpirtë”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












