Kosova
Kosovë: Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së
Kryeministri Avdullah Hotim vazhdon të shkarkojë udhëheqësit në pozita të larta të shtetit.
Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Hoti ka shkarkuar edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka dhe drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, thotë Qeveria.
Ende nuk dihet se kush do t’i pasojë Xhakën dhe Murtezajn, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











