Ekonomi
Kosovë: Pas 31 marsit nuk mund të kryhet asnjë pagesë
Në rast të mosmiratimit të buxhetit deri më 31 mars të këtij viti nga Ministria e Financave, në Kosovë potencuan se nuk mund të kryhet asnjë pagesë.
Mosmiratimi i projektbuxhetit për vitin 2020 mund të nxisë krizë financiare, buxhetore e sociale në vend. Kjo gjë po pohohet nga njohësit e çështjeve ekonomike, teksa për ata që e monitorojnë punën e Kuvendit është duke u theksuar se pa konstituimin e komisioneve parlamentare, nuk mund të ketë miratim të buxhetit në Parlament.
Në rast të mosmiratimit të buxhetit deri më 31 mars të këtij viti, nga Ministria e Financave potencuan se nuk mund të kryhet asnjë pagesë, përveç atyre që kanë të bëjnë me borxhet publike. “Pas kalimit të afateve nëse ndarjet e lartpërmendura kanë skaduar dhe Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore nuk është miratuar, atëherë asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore. Megjithatë, Ministria dhe Thesari janë të autorizuara të bëjnë pagesa për larjen e një borxhi publik, i cili është marrë në mënyrë të ligjshme sipas pjesës IX të këtij ligji në kohën kur ato pagesa maturohen”, ka bërë të ditur Ministria e Financave.
Në rast të krijimit të një situate të tillë, pagesat pritet të ndalen, duke filluar nga të punësuarit e organeve të sigurisë e deri te pagesat për shërbimet publike. “Në situatën kur nuk miratohet Ligji i ri për Buxhetin nga qeveria e re dhe nga Kuvendi, të gjitha pagesat, duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat e tjera sociale, shërbimet publike, si dhe të gjitha obligimet e tjera buxhetore do të ndërpriten nga 29 shkurti, përkatësisht 31 marsi (nëse ka vendim nga Kuvendi) dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik që mund të realizohen sipas afatit të pagesës”, ka bërë të ditur më tutje Ministria.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











