Kosova
Kosovë: Partitë politike sot kanë nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore
Në Kosovë sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, është i pari që ka nisur sot fushatën, me nderime në memorialin e familjes Jashari në Prekaz.
Nga ora 16:30, Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit në sallën “1 Tetori”, Prishtinë.
Ndërsa nga ora 17:00, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje hapjen e fushatës e bën në Gjakovë, në sallën e sporteve “Shani Nushi” në ora 18:00.
Ndërkaq, në ora 18:30 Koalicioni për Familjen hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











