Lajme
Kosovë: Pako për rimëkëmbje ekonomike prej 1.26 miliard eurosh
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të jetë 1.26 miliardë euro.
Ministri i Financave dhe Transfereve i Kosovës, Bislim Bislimi, ka theksuar se kjo pako do të ketë ndikim të përgjithshëm në ekonominë kosovare.
“Është krijuar grupi punues për dizajnimin e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, me përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, ministrive relevante, Bankës Qendrore, Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, komunitetin e biznesit dhe ekspertët e jashtëm.
Nisur nga inputet e tyre, është dizajnuar pakoja që ka një ndikim të përgjithshëm në ekonomi në masën prej 1.26 miliard eurove me periudhën e plasimit ekonomik prej 24 muajsh, kurse me shtirje të kostos me pesë vjetët në vijim”, tha Bislimi.
“Fokusi kryesor i Pakos për Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë periudhë së pandemisë ka hasur në rënie te aktivitetit ekonomik. Megjithatë pakoja synon të dizajnojë masa që ndikojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese, rritje të eksporteve, përmirësim të bilancit tregtar, rritje të punësimit dhe formalizmit, përmirësim i strukturës së Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe të ngjashme”, u shpreh Bislimi.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













